Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga një aksident rrugor i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali.

 

18-vjeçari, Admir Hoti, ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pasi u përfshi në përplasjen e tmerrshme në unazën e Portogruaros. Në makinën që drejtonte i riu shoqërohej nga babi i tij, i cili ishte i ulur në sendiljen e pasagjerit. Hoti është me origjinë kosovare dhe jetonte në Concordia Sagittaria.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20;00 të mbrëmjes së 10 majit, në shtrirjen e unazës Mattei. Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

 

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro. Pasi kaloi nëpër rrethrrotullimin e interportit, shoferi vazhdoi drejt unazës Mattei, kur, pranë një kthese, humbi kontrollin. Një Chevrolet po mbërrinte në drejtim të kundërt, drejtuesi i të cilit u përpoq të shmangte goditjen duke goditur pengesën në anë të rrugës.

 

Shpërthimi ishte i pashmangshëm dhe i dhunshëm. Fiat praktikisht u nda në dysh me motorin e shkëputur duke përfunduar në mes të unazës.

 

Nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë i riu dhe ka mbetur i plagosur babai i tij.

 

I riu është dërguar me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni, por nuk ia ka dalë mbanë.

 

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje me tre autoambulanca, zjarrfikëse dhe dy patrulla karabinierësh.