Një makinë ka shpërthyer dhe si pasojë një zyrtar pro-rus ka humbur jetën, raporton The Guardian.

 

“Në Enerhodar ka zhurmë. Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave paraprake, një person ka humbur jetën nga një sulm terrorist. Zjarri tani është shuar. Zjarëfiksët po kontrollojnë praninë e eksplozivëve për të parandaluar një shpërthim tjetër”, shkroi në Telegram Vladimir Rogov, i cili është udhëheqësi i lëvizjes pro-ruse.

 

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Dmitri Orlov, viktima ishte një ish-polic ukrainas, i cili punonte për autoritetet ruse.

 

Në postimin e tij në Telegram, kryebashkiaku lë të kuptohet se polici ishte në shënjestër për shkak të aktiviteteve kriminale dhe korruptive mes banorëve.

 

“Nga fillimi i marsit të vitit të kaluar e deri më tani, Energodar ka qenë një qytet ku pushtuesit i kryenin lirisht aktivitete kriminale. Ata torturojnë dhe kapin njerëz, grabisin banorët e qytetit dhe biznese të tëra. Por gjithashtu fusin në xhep një pjesë të asaj që marrin nga Federata Ruse për të siguruar nevojat e tyre. Megjithatë, rusët nuk kanë nevojë për dëshmitarë. Prandaj ata do të vazhdojnë të “pastrohen”. Dhe i pari tashmë është larguar”, shkruan kryebashkiaku.

 

Shpërthimi ndodhi në Enerhodar, qytet në periferi të të cilit ndodhet termocentrali bërthamor Zaporozhye.

 

Zaporozhye është një nga katër rajonet në Ukrainë që Federata Ruse njoftoi se kishte aneksuar shtatorin e kaluar, por që nuk e kontrollon plotësisht.