Një djalë 8-vjeçar i quajtur Nante Niemi, humbi në pyjet e një parku në Michigan dhe u gjet shëndoshë e mirë pas dy ditësh, gjatë të cilave ai qëndroi në natyrë. Sipas mediave, i vogli kishte ngrënë borë për t’u ushqyer dhe ishte strehuar nga i ftohti duke u mbuluar me degë dhe gjethe. Ngjarja ndodhi brenda Parkut Shtetëror të Porcupine Mountains Wilderness, ku Nante kishte shkuar për kamping me familjen e tij.

 

Ai ishte larguar për të marrë dru zjarri, por më pas nuk mundi të gjente rrugën e kthimit. Më shumë se 150 oficerë policie shtetërore dhe lokale kontrolluan parkun për dy ditë, derisa djali u gjet i strehuar nën trungun e një peme.

 

 

Sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia, fëmija fillimisht ka ndjekur një rrugë, më pas duke e kuptuar se ka humbur, është ndalur në vendin ku është gjetur përfundimisht.