Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të demokratëve që mbështet, Enkelejd Alibeajn.

 

I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë një letër nga deputeti Gazment Bardhi,  për të bashkëpunuar, Berisha ndonse nuk u përgjigj drejtpërdrejt tha se po ecet drejt këtij procesi.

 

“Ne jemi të hapur të bisedojmë, bashkëpunojmë me të gjithë demokratët. E kam theksuar këtu. Një dyshe është në kontroll të plotë të Ramës. Kjo është dyshja Ali-Basha. Demokratët i bashkojnë më shumë gjera se sa i ndajnë. Do ecim drejt bashkimit”, tha ai.