Shpërndarja e materialeve zgjedhore ne qendrat e votimit kanë nisur që prej mëngjesit të kësaj të shtune.

 

 

 

Ky proces së pari ka nisur për zonat më të largëta gjeografikisht nga KZAZ dhe më pas do bëhet shpërndarja e materialeve për zonat më të afërta ose zonat qendër, raporton gazetarja Lorena Kodra për BalkanWeb.

 

Materialet zgjedhore do të merren ne dorëzim nga komisionerët e qendrave te votimit ndërsa procesi po vijon normalisht.

 

Pasi të bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit policia do të marrë në ruajtje qendrat e votimit deri në fillimin e procesit të votimit ndërsa më pas do të pozicionohen në terren për të qenë në gatishmëri të plotë deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

 

 

 

Ndërkohë në rast të mosparaqitjes së operatorëve të pajisjeve të identifikimit biometrik PEI, komisionet e votimit do të procedojnë me identifikim manual në listë për zgjedhësit që votojnë. Ky është vendimi i fundit i KQZ i cili synon të mos bllokojë ose sjellë vonesa për votim.