Zv. kryeministrja, Belinda Balluku, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë.

Në një prononcim për mediat pas votimit, Balluku, e cilësoi 14 Majin një ditë të rëndësishme për vendin ku sovrani zgjedh drejtuesit vendorë.

Ndër të tjera Balluku theksoi se është e rëndësishme që procesi të jetë i qetë ndërsa u shpreh e bindur se në këto zgjedhje do kemi një nga pjesëmarrjet më të mëdha.

“Ditë e rëndësishme për vendin tonë, ku sovrani zgjedh drejtuesit vendorë, ka rëndësi per qytetarët se kush janë ata që drejtojnë bashkitë se punës e tyre mund të ndryshojë jetën e familjeve dhe fëmijëve. Është i rëndësishëm që të kemi një proces të vazhdueshëm dhe të pandërprerë dhe një proces i qetë e legjitim ashtu siç Shqipëria e meriton. Incidente sporadike më shumë të nxitura që i kanë përgënjeshtruar policia e prokuroria duke bërë të jenë manipulime. Por situata është e qetë. Do të kemi një nga pjesëmarrjet më të mëdha, kam parë njerëz të kthyer nga emigracioni. Do të arrij për 35 minuta në Klos për 50 minuta në mat dhe 40 në Bulqizë e më pas në Dibër”-tha Balluku.