Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk arriti ta bënte me shëndet i pari në vend, hedhjen e votës së parë, pasi në qendrën e tij të votimit në shkollën "Dëshmorët e Lirisë", pati një problem me pajisjen elektronike.

Në një deklaratë për mediat ai tha se KQZ do të sjellë një pajisje tjetër pasi operatori nuk e zgjidhi dot problemin.

“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë. Nuk e di me saktësi problemin por ndoshta gjatë transportit janë bashkuar në mënyrë mekanike, USB, është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vet. Jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, tha ai.