Ndonëse votimi duhet të kishte nisur në orën 07:00, sipas Kodit Zgjedhor, probleme në Qendrën e Votimit, e vendosur në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

 

Mësohet se në këtë qendër votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik. Pas raportimeve, KQZ njoftoi qendrën në fjalë se votimi do të hapej pas 3 orësh.

Kujtojmë se sot mbahen votimet ne 61 bashki, ku do të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.