Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit pranë shkollë 9-vjeçare ‘Neim Babameto’, Durrës mes mbështetësve të PS dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Simpatizantët e ‘BF’ nuk lejojnë që persona të cilët janë pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, pasi pretendojnë se anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit. Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS.

 

Ndërkohë për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia duke larguar nga ambientet e shkollës personat të cilët nuk kanë lidhje me procesin.