Vijon procesi i numërimit edhe në Sarandë, ku nga 52 kuti në total, deri më tani janë numëruar 30.

 

 

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Oltion Çaçi, ka marrë deri më tani 4351 vota, ose 49.8 %.

 

 

Kandidati i koalicionit BF, Ardit Çikuli, ka marrë 3070 vota ose 35.1%. Skënder Muço i Partisë Demokratike ka marrë 355 vota ose 4.1%.

 

Nga ana tjetër kandidati i pavarur, Gjergj Mërkuri ka marrë 960 vota pse 11 %.