Kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit, Mariglen Disha ka fituar bashkinë e Librazhdit.

 

Sipas rezultateve të KQZ-së, Disha ka fituar me 74.45% të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shefki Çoka ka marrë 25.55%.

 

Pas numërimit të kutive të 55 qendrave të votimit Mariglen Disha kryeson me 10.364 vota përballë ish kryetarit të PD në Librazhd, i cili ka marrë rreth 4 mijë vota.