Këto janë pamjet nga Kavaja, aty ku ku demokratët kanë shpërthyer në festë, pas fitores së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja. Duke folur para mbështetësve të dalë në rrugë, deputeti Ervin Salianji tha se me këtë fitore demokratëve iu dha një rreze shprese.

 

“I dhamë një rreze shprese demokratëve, por pa diskutim Kavaja që ka luftuar e para për demokraci në kushtet e regjimit, edhe këtë herë e tregoi veten. Për të gjithë ata që mendojnë që demokratët, që PD, që opozita ndonjë ditë mund të dobësohet, e kanë gabim, se me forcën tuaj do të ringrihet në çdo moment”, tha Salianji.

 

“Kavaja u ngrit në piedestalin e demokracisë, heronjve të saj, votoi me zemër me 14 maj. Ju jam mirënjohës dhe do jem 24 orë në shërbimin tuaj dhe do të jem i pari që do të jem para jush”, shtoi kryebashkiaku i sapozgjedhur.