Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

 

 

Sipas MSH, nga 471 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 12 qytetar.

 

Ndërkohë, asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit në 24 orët e fundit.

 

Njoftimi i MSH: 

 

të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

 

24 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

 

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

 

9 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Patos, Sarandë.

 

Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

 

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika ( 24 Janar 2023)

 

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 471

 

Testime totale 2,028,409

Raste pozitive 333,185

Raste të shëruara 329,432

Raste Aktive 157

Humbje jete 3,596

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 121

Fier 17

Vlorë 8

Berat. 3

Gjirokastër. 2

Lezhë. 2

Korçë. 2

Shkodër 1

Durrës. 1