Moti i keq, me erë të fortë dhe rrebeshe shiu, ka goditur disa rajone të Italisë.

 

Situata më e rëndë është në rajonin e Emilia-Romagna-s, ku janë shkaktuar shumë përmbytje dhe autoritetet janë detyruar të lëshojnë alarmin e kuq.

 

Mediat italiane raportojnë se në Ravena dhe në Bolonja janë mbyllur shkollat.

 

Alarmi i fundit i lëshuar në rajonin e Emilia-Romagna-s vjen vetëm pak ditë pas përmbytjeve të mëdha në shumë zona.