Teksa vijon numërimi i votave për Këshillat bashkiakë në të gjithë bashkitë e vendit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një thirrje për të gjithë KZAZ-të.

 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë.

 

“Urdhëri 74, dt. 15.5.2023 i Komisionerit dikton që KZAZ-të të marrin masa organizative për ta rifilluar atë jo më vonë se ora 7:00 e datës 16 Maj 2023 dhe ta përfundojnë atë, jo më vonë se ora 16:00 e po kësaj date”- shkruan me të tjerash ai.

 

Sipas Celibashit KZAZ duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për këshillin e bashkisë.