Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër pasi akuzohet se ka përndjekur prej 2 vitesh një 18-vjeçare.

 

Sipas uniformave blu, denoncimi në polici është bërë nga vajza, e cila ka deklaruar se 27-vjeçari me iniciale F.M. e përndiqte atë prej 2 vitesh.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në këtë Komisariat, është paraqitur bashkë me një gazetare të emisionit investigativ, një shtetase 18 vjeçe, e cila ka kallëzuar se 27-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore 2-vjeçare”, tha policia.

 

Materialet në ngarkim të shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.