2096 të burgosur janë përjashtuar nga e drejta për të votuar pasi përfshihen në kategorinë e ndalimeve të ligjit numër 138 që përfshin të dënuarit e formës së prerë të akuzuar nga vrasje deri tek trafiqet e drogës dhe të qenieve njerëzore.

 

Në gjykatën e Tiranës janë regjistruar kërkesat e 333 të burgosurve që kërkuan të përfshihen në listat e zgjedhësve aty ku gjendet burgu dhe jo në njësinë ku kanë pasur vendbanimin.

 

Gjykata kushtetuese e ka bërë të qartë prej 2007 ku dhe shprehet se për zgjedhjet vendore ligjvënësi e lidh të drejtën e votës me vendbanimin, kurse në zgjedhjet e përgjithshme jo. Por këtë do ta kuptojmë më mirë gjatë bisedës.

 

Burgu i Rrogozhinës

 

Fituesi në garën e ngushtë për Bashkinë e Rrogozhinës u përcaktua nga votat e të burgosurve. Ka qenë kutia e votave nga burgu i Rrogozhinës që përmbysi rezultatin për kandidatin socialist ndaj rivalit të koalicionit Bashkë Fitojmë. Deri para numërimit të votave të të burgosurve, Shkëlqim Hoxha i opozitës kryesonte garën me një numër të vogël votash. Në kutinë e Burgut të Rrogozhinës, që u hap e fundit, ndodheshin 104 fletë votimi. Rezultati? Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla mori 92 prej tyre, ndërsa Shkëlqim Hajdari i Bashkë Fitojmë vetëm 12 vota. Diferenca e madhe në këtë kuti përmbysi rezultatin përfundimtar në favor të kandidatit socialist, që u rizgjodh kryetar bashkie me një diferencë prej vetëm 23 votash.

 

Burgu i Durrësit

 

193 persona gjithsej kishin të drejtën për të votuar në këtë institucion, ndërkohë që janë vetëm 3 të dënuar me vendim të formës së prerë.