Policia e Tiranës ka dhënë njoftim zyrtar për arrestimin e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi.

 

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se autoritetet kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kanë ndaluar Alda Klosin 41 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Po ashtu policia njofton akuzat që rëndojnë mbi Alda Klosin të cilat janë: “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”-njofton policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.