Duke nisur nga sot Shqipëria do të jetë vend mysafir në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino! Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto mëngjesin e sotëm nga stenda e Shqipërisë në sallonin e librit në Torino.

 

‘Gati stenda spektakolare e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino - një ndër panairet më të mëdha të librit në botë!’- shkruan Rama.

Koncepti i sallonit tonë frymëzohet nga Kadare me ‘Kronikë në gur’, ndërsa të ftuarit janë emra të njohur të Shqipërisë e Diasporës nga Lea Ypi te Ermal Meta, që do të hapë siparin e 40 aktiviteteve. 

 

Për 5 ditë radhazi në Italinë fqinje, nga sot Shqipëria bëhet pjesë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino. Mes 44 shtetesh e 200 profesionistëve të enteve botuese, Shqipëria pozicionohet si vend mysafir.

.