Prokuroria e Elbasanit depozitoi sot në Gjykatë kërkesën për caktim mase sigurie arrest në burg për të katër te miturit e arrestuar për ngjarjen në Gramsh ku humbi jetën një i mitur tjetër.

 

Akuza ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

 

Si ndodhi ngjarja tragjike?

 

6 adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.

 

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.

 

Në mes të lagjes dhe në mes të ditës duket se askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15- vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij.