Dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet. Kjo për shkak të motit të keq, i cili pritet të vijojë edhe në ditët në vijim. Për këtë Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuat se nuk do të ketë nisje të trageteve sot, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

 

 

“Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet. Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.  Linja  Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë.

Gjithashtu edhe për anijet e peshkimit  dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës. Situata meteorologjike detare pritet që të ndryshojë ditën e hënë.

 

Situata në portet dhe radat për datën 04.02.2023 paraqitet si më poshtë

Në portin Durrës  tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës  nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. Ndërsa operimi i tragetit të linjës Durrës -Ankona-Durrës do vijojë normalisht.

Në Portin e Vlorës linja Vlorë-Brindisi-Vlorë do të funksionojë normalisht.

Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do funksionojnë normalisht .

Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.