Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”, ku ndër të tjera është ndalur te inceneratorët.

 

Teksa iu referua ish-zvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar disa herë nga opozita për përfshirje në këtë aferë, kryedemokrati tha se ai është nën mbrojtjen e SPAK dhe të kryeministrit Rama.

 

“Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër. Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës. Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve. Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje”-tha Berisha.