Nëse mbathni të njëjtat çorape në shtrat që keni mbathur gjatë ditës, duke gjykuar nga rezultatet e hulumtimit, është e barabartë me “fjetjen në tualet” dhe kjo praktikë nuk rekomandohet fare.

Hulumtimi i ri ka zbuluar se sa mund të ndoten çorapet tona në baza ditore, gjë që duhet t’i bëjë njerëzit të mendojnë dy herë para se t’i mbathin ato në shtrat.

Sigurisht, jo të gjithë i mbathin ato për të fjetur, por një studim amerikan vlerësoi se deri në një e treta e njerëzve rregullisht ose herë pas here vendosin t’i mbathin në shtrat.

 

Një studim i ri nga MattressNextDay tregon se sa e rëndësishme mund të jetë zëvendësimi i çorapeve të përdorura me të freskëta. Rezulton se janë më të pista se sa mund ta imagjinoni.

Studiuesit zbuluan se Pseudomonas aeruginosa mund të zbulohej në gjysmën e mostrave të çorapeve. Ky bakter mund të shkaktojë një numër të madh infeksionesh dhe shpesh gjendet tek buburrecat dhe në jashtëqitjet e tyre.

 

“Zakonisht infekton traktin respirator dhe urinar dhe shkakton infeksion të mushkërive. Mund të përhapet lehtësisht te mjetet që kontaminohen dhe nuk pastrohen siç duhet”, tregoi testimi.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se çorapet kanë më shumë baktere sesa një telekomandë tipike e televizorit, për të cilën hulumtimet e mëparshme zbuluan se kishin më shumë baktere sesa një tualet.

Gjithashtu, sipas hulumtimeve, vetëm 30 për qind e njerëzve që veshin çorape në shtrat i zëvendësojnë ato me të pastra.