Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se skandali Rama-McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat.

 

“Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik.Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë. Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali.

 

 

Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës,” tha Berisha.

 

“SHBA janë vendi i lirisë, nuk janë kurrë dakord që të lënë një vend pa opozitë ose me opozitë kukull. Nuk do shmangemi derisa protestat të shkojnë drejt kauzës sonë. Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, McGonigal. Lavdi Zotit ne qëndruam në kushtet më të jashtëzakonshme dhe garantoj se do ta ndjekim, gjer në zgjidhjen përfundimtare të Ed Gonigal dhe jo vetëm të tij”, tha Berisha.