Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A.K, banues në Ishëm, i cili rezulton i dënuar me 18 vite burg.

Shtetasi A.K së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ndërsa është arrestuar në Manzë.

Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi A.K goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vijim të veprimeve shtetasi A.K u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.