Anton Prekaj, kryetari i KZAZ-së nr. 47, ka denoncuar shkeljet ligjore në procesin zgjedhor në Bashkinë e Elbasanit. Në një deklaratë për mediat ai pretendon se nga QV-të janë dërguar pajisje elektronike të votimit dhe numërimit pa vulë sigurie.

Sipas Prekajt ditën kur janë dorëzuar tabelat e rezultateve dhe tabelat përmbledhëse në KQZ, u është kërkuar që të plotësojmë tabela të tjera me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit kanë printuar dhe ata i kanë certifikuar më parë për Qendrat e Votimit Nr. 2481/1 dhe 2483.

“Pretendimi i tyre ka qenë sepse pajisja e dorëzuar ka të dhëna të tjera nga ato që ne kishim certifikuar me Vendim unanim të KZAZ47. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe që ngre shumë dyshime”, tha ai duke shtuar se së bashku me komisionerët e opozitës ka refuzuar që ta bëjë diçka të tillë”, tha ai.

Sipas Prekajt, i është bërë presion edhe nga KQZ.

“Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rresht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale. Denoncoj këto praktika të dyshimta, që vënë në pikëpyetje të gjithë procesin dhe ngrenë dyshime për devijim dhe manipulim të rezultatit zgjedhor në Bashkinë Elbasan”, tha ai.