Exit poll-et në Greqi u bënë publike menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor .

Sipas rezultateve të para, “Demokracia e Re” pritet të marrë nga 36% deri në 40%. Ndërsa SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29%.

PASOK/ Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%

Demokracia e Re

36.00%-40.00%

121 deputetë

SYRIZA

25.00-29.00%

86 deputetë

PASOK

9.5-12.00%

35 deputetë

KKE

6.00-8.00%

22 deputetë

Elliniki Lisi Zgjidhja Greke

3.5-5.5%

15 deputetë

2.5-4.5 Mera 25

11 deputetë

Plevsi Eleftherias Zoi Konstantopoulou

2-3%

10 deputetë

Menjëherë pas shpalljes së exit poll-eve, drejtues të Demokracisë së Re u shprehën: “Jemi në pritje të rezultateve zyrtare”.

Atëherë nëse partia qeverisëse Demokracia e Re nuk bën koalicion, mund të ketë një qeveri SYRIZA-PASOK-MERA25 ose dhe me KKE.

Sakaq Greqia ka shumë gjasa të drejtohet në një raund të dytë zgjedhor pak javë më pas.