Vijon depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë duke diktuar mot me vranësira dhe shira ku më të dukshme do të jenë në zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.

 

Orët e mesdites do të sjellin herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të dobët të gjithë zonën malore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.

 

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.