Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se shprehu mirënjohjen e pakufishme për qytetarët e Kavajës, që sipas tij, njëjtë si në vitet ’90 e çliruan Kavajën nga monizmi i dytë.

 

“Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë.

 

Unë gjithashtu falënderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës”, shkruan Berisha në postimin e tij në lidhje me takimin me Fisnik Qosen.