Ish-kryparlamentarja Jozefina Topalli njëherazi anëtare e kryesisë në grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në një prononcim për mediat ditën e sotme është pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën në PD humbjen e thellë në zgjedhjet e 14 Majit dhe nëse duhet të ketë dorëheqje pas rezultatit të zgjedhjeve.

 

Topalli u shpreh se dorëheqje duhet të ketë në zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.

 

Jozefina Topalli: E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.

 

Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?

 

Topalli: Në zgjedhjet politike po!