Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e motit të keq që ka përfshirë disa zona të vendit ku ka patur reshje dëbore.

Kreu i qeverisë njofton se po vijon puna nga veriu në jug me mjetet borëpastruese që qarkullimi të vijojë normalisht.

Ndër të tjera Rama i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinave dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.

Vijon puna në terren nga veriu në jug pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe skuadra pune, për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa probleme përpos temperaturave nën 0 °C

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan Rama.