Vijon të ketë një përmirësim të theksuar situate nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

 

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se në 24 orët e fundit ka pasur vetëm një person të infektuar me koronavirus, ndërkohë që të shëruarit kanë qenë 19.

 

Aktualisht, në spital është duke marrë ndihmë më të specializuar vetëm një pacient, ndërkohë që rastet aktive 112.

 

Një tjetër e dhënë premtuese është se në 5 qarqe të vendit Korçë, Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe Shkodër nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus, ndërkohë që Tirana ka 95 të infektuar.

 

Njoftimi i Ministrisë

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

 

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID19 në Bashkinë Tiranë.

 

Janë 112 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

 

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika ( 4 Shkurt 2023)

 

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 19

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 336

 

Testime totale 2,032,346

Raste pozitive 333,270

Raste të shëruara 329,562

Raste Aktive 112

Humbje jete 3,596

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 93

Fier 9

Vlorë 3

Berat 3

Durrës 2

Elbasan 2

Lezhë 1