Të enjten, Shqipëria hodhi hapin e fundit për t’u bërë anëtare e plotë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së

Vendi do të mund të përdorë mjetet, ekspertizën dhe burimet e sistemit të BE-së për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë për të përballuar më mirë fatkeqësitë natyrore dhe për të ofruar ndihmë për vendet e tjera në nevojë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile të BE-së e kanë ndihmuar vendin pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe zjarreve të verës gjatë tre viteve të fundit.

“Ky hap i Shqipërisë vjen në një moment kur fatkeqësitë mund të godasin kudo dhe në çdo kohë, prandaj sistemet tona të reagimit ndaj krizave duhet të jenë gati për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Duke bashkuar forcat, ne mund të përballojmë më mirë emergjencat dhe të ndërtojmë një sistem më të qendrueshëm për menaxhimin e fatkeqësive në Evropë ”, Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.