Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin turk, TRT i është përgjigjur  deklaratës  të emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar se Asociacioni s’është çështje për të cilën vendos një person por është një marrëveshje dhe obligim ndërkombëtar për të cilën është pajtuar Kosova.

Kurti tha se Escobar është shumë i përfshirë dhe shumë aktiv, por sipas tij duhet qenë të kujdesshëm.

Ai më tej shtoi se kushtet që ka paraqitur s’janë kushtet e tij apo mendimet personale.

Siç ka thënë Kurti për TRT, janë vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetuta që e ka shtyrë të thotë se Kosova ka nevojë për njohjen reciproke dhe vetëm pastaj mund të flitet për ndonjë lloj Asociacioni.

“Epo, z.Eskobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë dhe e mirëpres këtë. Jemi takuar disa herë. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi fair(drejtë). Por ajo që po paraqes si kushte për çfarëdo lloj Asociacioni s’janë qëndrimet e mia arbitrare apo mendimet e mia personale.