Türkiye sërish është renditur e treta në botë për numrin e plazheve me "flamur të kaltër", që përcaktohen si miqësor ndaj mjedisit.

 

Sipas shifrave të fundit nga juria ndërkombëtare e "Flamurit të Kaltër", gjithsej 551 plazhe, së bashku me 23 marina, 14 varka turistike dhe 10 jahte individuale në të gjithë Türkiye-n, kanë marrë etiketën e "flamurit të kaltër".

 

Ndër vendet me plazhe me "flamur të kaltër", Spanja u rendit në vendin e parë dhe Greqia në vendin e tytë. Italia dhe Franca pasuan pas Türkiye-s.

 

Certifikimi i "flamurit të kaltër", një program ndërkombëtar i zbatuar në 50 vende, është një etiketë ekskluzive ndërkombëtare ekologjike që u jepet plazheve dhe marinave pas përmbushjes së disa kritereve të përcaktuara nga Fondacioni Ndërkombëtar për Edukimin Mjedisor, një organizatë e pavarur jofitimprurëse në Kopenhagë të Danimarkës.

 

Provinca jugore turke Antalya, shpesh e konsideruar si një nga destinacionet kryesore turistike në botë, ka ruajtur renditjen e saj me gjithsej 231 plazhe eko-miqësore me "flamurin e kaltër".

 

Ajo u pasua nga provinca jugperëndimore Muğla me 110 plazhe me "flamur të katër", provinca perëndimore Izmir me 63, provinca veriperëndimore Balıkesir me 46 dhe provinca jugperëndimore Aydın me 35 plazhe.