Ilir Peci u betua si kryetar i ri i Zveçanit. Ai para asambleistëve tha se do t’i krye detyrat me nderë e besnikëri në mënyrë të paanshme dhe të sigurojë kushte për jetë të qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Betimin e bënë edhe asambleistet e kësaj komune.

 

Ilir Peci u betua në objektin e shkollës fillore ‘Isa Boletini’ në fshatin Boletin. Izmir Zeqiri u betua kryetari i ri i Zubin Potokut, njofton RTK.

Izmir Zeqiri është betuar si kryetar i ri i Zubin Potokut. Ceremonia është bërë  zyrën lokale për komunitete dhe kthim.

 

“Betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Zubin Potokut me nderë e besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe pajtim me ligjin, në mënyrë që të siguroj kushte një jetë të qetë për të gjithë”, ishte betimi i Zeqirit para këshilltarëve të komunës.

 

Pas betimit ai kërkoi para asamblistë që të jenë nivel të përgjegjësisë për t’i ofruar qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbimet. “Të kryejmë të gjitha shërbimet e kërkesat e qytetarëve e  sidomos komunitetit shumicë serb. Të jemi bashkë e unik në punët e përditshme. Të jemi sa më të fokusuar në respektimin e Ligjit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut”, deklaroi ai.

 

Zeqiri tha se të gjitha dikasteret e komunës së shpejti do të drejtohen  me ligjet e Republikës. Ai tha se do të mundohet të shtrij komunikim me komunitetin serb, që janë shumicë në komunë. Ndërsa seanca e betimit e Ilir Pecit do të mbahet ne shkollën fillore "Isa Boletini", pak metra larg nga kulla e Isë Boletinit.