Çdo dy ditë, një punëtor aksidentohet në vendin e punës në Shqipëri.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit 2022, 184 persona janë aksidentuar në punë, ndërsa 32 kanë humbur jetën.

Shkaqet e aksidentve me pasojë vdekjen janë të shumta, por kryesoret janë moszbatimi i rregullave të sigurimit teknik, rënia nga lartësia apo kontakti me energjinë elektrike. Aksidentet me vdekje në vendin e punës janë kryesisht në ndërtim, ndërmarrje prodhuese, miniera por edhe disa sektorë të tjerë. Ndërsa aksidentet më të shumta kanë ndodhur në ndërmarrje prodhuese, pasuar nga miniera dhe ndërtimi.

Përfaqësuesit e sindikatave kërkojnë që punëtorët të mos i neglizhojnë rastet kur punojnë në kushte të pasigurta.

Problemi nuk është vetëm i punëdhënësve, ata janë të parët por problem është edhe i punëmarrësve, të cilët duhet të jenë informuar për të drejtat e tyre. Punonjësit të cilët janë në fronte të vështira punë, në vinçe, në kantiere detare, nëpër miniera, të jenë të sigurt pastaj të shkojnë në punë.

Në 3 vitet e fundit në Shqipëri për çdo vit raportohen mbi 180 të aksidentuar.