Artisti turk, Sakir Gökçebag i cili jeton dhe punon në Hamburg për shumë vite ka hapur ekspozitën “Önüm Arkam Sagim Solum” në të njëjtën kohë me hapjen e Bienales së 15-të të Stambollit.
Ai ka përdorur objekte të ndryshme për t’i ofruar auditorit një botë të re artistike. Ai krijon imazhe konvencionale duke e bërë artin më kreativ, kureshtar dhe të qëndrueshëm për shijet e vizitorëve.
Gökçebag, ka fituar një nga çmimet më prestigjioze të artit në vitin 2016 në Gjermani dhe gjithashtu do të prezantojë librin e tij monografik të botuar nga Shtëpia Botuese Gjermane Distanz.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 tetor.