Gylperi/ ”Ata jetuan të lumtur përgjithmonë”

0
2

Bedrije thërret Gokhanin për tu takuar me të. Ajo i tregon se janë duke ikur, dhe para se të ikin, ka nevojë të shprehë me të çfarë mendon e ndjen. Ajo i kërkon shumë falje, që ka prishur çdo gjë, pavarësisht se ai i ka hapur zemrën e shtëpinë. Sidoqoftë, Gokhani premton se si shok, do jetë aty gjithmonë për të, por për më tepër, të dy kanë nevojë për kohë reflektimi.

Tashmë Gylperi është e zhvendosur. Fëmijët i kërkojnë që të mos shtiret sikur është e lumtur pasi Bedrije e ka parë që rri zgjuar deri në mëngjes duke pritur telefonatën që Kadiri ta thërrasë. Të njëjtën gjë do diskutojë edhe Artemis me babain e saj, të cilin e shikon duke parë e admiruar foton e Gylperit. Ajo i thotë që në vend që të rrijë e të shikojë foton, të ngrihet e të shkojë në shtëpinë e saj e t’i sqarojnë gjërat.

Gjërat kanë ndryshuar për të gjithë. Shejma ka marrë seanca terapie dhe është shumë më mirë dhe e qetë. Jakub Tashkëni me familjen e tij po ikin nga Stambolli, ndërsa Ejubi sërish në bùrg por jo në Stamboll. Diçka nuk ka ndryshuar; dëshira fëmijëve për ribashkimin e prindërve. Ato të gjithë së bashku, luajnë një lojë gjoja se Artemis me Hasanin do arràtisen, dhe i krijojnë të gjitha kushtet që të duket kështu.

Ndaj, për të gjetur fëmijët, Kadir dhe Gylperi detyrohen të bashkojnë forcat. Duke rënë në ‘kùrthin’ e fëmijëve, ato mbesin të mbyllur brenda një shtëpie prej druri, të cilën fëmijët e kanë mbushur me fotografi të çasteve të tyre më të bukura. Ato nuk pranojnë ta hapin derën assesi. Gylperi me Kadirin, flasin me zemër në dorë, dhe bashkohen. Kështu, fëmijët i hapin derën, dhe të gjithë përqafohen së bashku për rezultatin e bukur. FUND!

Ju falënderojmë që na ndiqni. Mos harroni: Jemi e vetmja faqe dhe website që përkthejmë përmbledhjet, të tjerët na kopjojnë. Ju duam ♥

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here