Atentati e dy biznesmenëve shqiptar në Athinë/ Viktima i arrestuar për kokainë dhe vrasje! Do bëhej baba i binjakëve

0

Marjus Dhiamanti 37 vjeç, është biznesmeni shqiptar nga Delvina që mbeti i vdekur pas atentatit me breshri plumbash mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek, teksa po qëndronte jashtë karburantit të tij.

Sipas mediave lokale, ishte një makinë në lëvizje ajo që qëlloi në drejtim të Marjusit dhe bashkëpronarit të karburantit, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë.

Kush është viktima e atentatit Marjus Diamanti?

Shqiptari, viktimë e atentatit të mbrëmjes së djeshme nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë është arrestuar për gjetjen e një sasie kokaine në makinën e tij.

Viktima është arrestuar gjithashtu për vrasjen e një tjetër shqiptari në 14 shkurt te vitit 2014 ne Kipseli të Athinës, ku sipas hetimeve rezultoi se arma e përdorur ishte ajo që mbante 37-vjeçari për hesapet e tij të kokainës. Motivi i vrasjes dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare mes autorit dhe viktimës. Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kipseli.

Policia gjithashtu po heton mundësinë e një borxhi prej 200 mijë eurosh, që dyshohet se mund të jetë arsyeja e vrasjes.

Bashkëshortja e viktimës po pret binjakë!

Bëhet me dije se bashkëshortja e 37-vjeçarit po pret binjakë.

Policia greke është na “alarm”, pasi sulmet e “mafias shqiptare” siç e quajnë janë shtuar dhe herë pas here rezultojnë edhe fatale.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme jashtë karburantit, pronar të së cilit ishin 2 shqiptarë. Nga atentatit mbeti i vdekur 37-vjeçari Marjus Dhiamanti dhe shoku i tij, i cili është në gjendje të rëndë në spital.

Ata u qëlluan me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ndërsa bëhet me dije se policia disa orë më vonë ka gjetur një automjet të djegur në Avenue Kifissos, që dyshohet se u përdor në atentat nga autorët.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here