Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2019, 150 vite burg 5 të pandehurve

0

150 vite burg dha Gjykata e Apelit të Vlorës këtë martë për 5 të akuzuarit që u shpallën fajtor për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës, ngjarje kjo e ndodhur në 10 maj të vitit 2019. Trupa gjykues e përbërë nga Pëllumb Zaimi, Entela Gjoni dhe Adelajda Gjyzi, dënoi më nga 35 vite burg Daut Elmazin dhe Gentjan Dautajn, të dy të akuzuar për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuase” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Për po të njëjtat akuza, treshja e gjyqtarëve dënoi me 30 vite burg Igli Memaj dhe me nga 25 vite, edhe Serxhio Ademin dhe Albano Goxhajn.

Por, ndodhi atentati 2 vite e gjysmë më parë?
Më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, skemë tipike e eliminimeve mafioze, teksa ishte ulur në një lokal. Ai mundi t’i shpëtoj atentatit, por u plagos në mënyrë rastësore Dajko Cenodemaj që po pinte kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur.

Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos, ngjarjes së ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” disa vite më parë.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here