Athinë/ Sulmohet zyra e Turkish Airlines

0

Sulm ndaj zyrës së Turkish Airlines në Athinë

Sulmohet zyra e Turkish Airlines (THY) në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Burime paraprake bëjnë me dije se një grup personash kanë tentuar të hyjnë në zyrë duke dëmtuar derën prej xhami në hyrje, por nuk kanë mundur të hyjë brenda. 

Në zyrë nuk ka patur njeri për shkak se sulmi është kryer përpara orarit të punës. Ky sulm ka shkaktuar dëme materiale. 

Policia greke ndërkohë vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes.

Mësohet se ngjarjen e ka marrë përsipër grupi anarkist Ruvikonas i cili më parë ka kryer sulm me bojë ndaj ambasadës turke në Athinë. (AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here