Autobusi Shqipëri-Greqi merr flakë në ecje

0
3
 
 

  

Një autobuz shqiptar që po udhëtonte drejt Greqisë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në autostradën Patras – Korinth, autobusi plot me shqiptarë u dogj në tunelin Panagopoula.

Sipas mediave greke, brenda tij po udhëtonin 48 persona të cilët ishin nisur nga Shqipëria dhe destinacion kishin Athinën.

Shoferi sapo ka parë flakët, ndaloi mjetin dhe nxorri pasagjerët jashtë duke i shpëtuar nga rreziku. Asnjë shqiptar nuk u lëndua.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here