Avancojnë punimet për ndërtimin e rrugës së Fushë Bardhës

0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se në vetëm tre muaj punimet për ndërtimin e rrugës së Fushë Bardhës kanë avancuar me shpejtësi.

Sipas MIE-s, tashmë ka përfunduar shtresa asfaltike në të gjithë gjatësinë e segmentit prej 5.6 km dhe aktualisht po punohet për vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Rruga e Fushë Bardhës bën lidhjen me rrugën Kardhiq-Delvinë dhe iu shërben disa fshatrave.

Ndërtimi i këtij segmenti do të bëjë të mundur krijimin e aksesit për banorët e fshatrave përreth si: Fushë Bardhë, Zhulat, Taroninë me aksin e ri Kardhiq-Delvinë, dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor për zonat përreth./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here