“Babai juaj vdes pas 10 minutash, bëhuni gati”! Telefonata e mjekut trondit vajzën, përballja dramatike me Covid-in

0

Një nga historitë më shokuese që nga nisja e pandemisë Covid-19 në botë është ajo e Angela Cortese në Itali.

Babai i saj Francesco, pozitiv me Covid, shkruan “Repubblica“ u shtrua në spitalin Moscati në Taranto në mesnatën mes 1 dhe 2 nëntorit.

78-vjeçari komunikonte përmes telefonit me familjarët e tij, por ajo çfarë tregonte ishte me të vërtetë alarmante.

“Ejani më merrni, këtu vdes”.

Në datë 3 nëntor, vajza e tij, avokate, flet me një nga mjekët e spitalit që ndiqte nga afër gjendjen e të atit.

“Babai juaj nuk bashkëpunon. Nuk do të vendosë maskën cpap. Pas 10 minutash vdes, bëhuni gati”, raportohet t’i ketë thënë mjeku.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here