Babë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Shkodër, Presidenti Begaj ngushëllon familjen Rushaj

0

Moti i keq dhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës i morën jetën dy personave të dielën e e 20 nëntorit, babë e bir, kur makinën me të cilën udhëtonin e mori para uji i përroit.

Pjetër Rushaj, dhe djali i tij 14-vjeç mbetën viktimë dhe një ditë më pas trupat e tyre u gjetën nga palombarët.

Burimet bëjnë të ditur se se President Bajram Begaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rushaj, për ngjarjen e rëndë që ka pllagosur.

“Në këto momente kaq të vështira që po kaloni, përmes këtij mesazhi dëshiroj të jem sa më pranë jush!”, thuhet ndër të tjera në mesazhin ngushëllues të Presidentit Begaj.

Telegrami i presidentit:

Të dashur familjarë të të ndjerëve Pjetër e Jason,

Më trishtim të thellë përjetova lajmin e humbjes tragjike të jetës së dy pjesëtarëve të familjes tuaj, për shkak të reshjeve të rrëmbyera të ditëve të fundit.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e babait dhe birit tuaj! Në këto momente kaq të vështira që po kaloni, përmes këtij mesazhi dëshiroj të jem sa më pranë jush!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here