Vijon puna për hedhjen e shtresës së fundit të asfaltit në rrugën “Sabri Kosturi” në Lushnjë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se puna do të vazhdojë intensivisht çdo ditë në gjithë territorin e bashkisë së Lushnjës.
“Vijon puna për hedhjen e shtresës së fundit të asfaltit në rrugën “Sabri Kosturi”. Puna do të vazhdojë intensivisht çdo ditë në gjithë territorin e bashkisë së Lushnjës, ashtu siç ju premtua qytetarëve”, thekson Balla, teksa publikoi edhe foto nga puna në rrugën “Sabri Kosturi”.
Rruga “Sabri Kosturi”, është një rrugë tepër e rëndësishme, jo vetëm për banorët e lagjes “18 Tetori”, por për të gjithë banorët e Lushnjës, pasi ajo është një pikë lidhëse me rrugën kryesore të qytetit./ATSH