Balluku shkon në mesnatë te hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe mohon se ka abuzuar: Kemi bërë shkarkime të organizuara, qytetarët dezinformohen nga ata që s’prekin terrenin

0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhej mbrëmë vonë në Hidrocentralin e Vaut të Dejës ku ka pasqyruar nga afër situatën nga reshjet e shiut. Zv.kryeministrja nuk ka kursyer një koment për opozitën duke thënë se dizinformojnë qytetarët kur ka emergjenca.

“Kemi pasur reshje me intensitet të lartë që kanë qenë mbi parashikimet tona dhe na është dashur të bëjmë shkarkime të organizuara. Në të kundërt do të kishim përmbytje masive. Kemi pasur një zonë të ngarkuar atmosferike. Fronti po spostohet në jug. Atje situata është më ndryshe. Atje nuk do të kemi situatën njësoj si në veri. Nuk jemi këtu për të bërë retorika politike se nuk është ky momenti.
Kemi 9 agregatë në punë dhe të vetmit që janë të ndalur janë ato të Fierzës. Pas një viti shumë torturues fushës energjetike, do të mund të kemi prurje të konsiderueshme në hidrocentralin e Fierzës.  Ne e ndjejmë detyrim të informojmë se qytetarët dizinformohen nga njerëz që nuk e prekin terrenin dhe kur ka emergjenca e shfrytëzojnë për qëllime politike. Ne e bëjmë pavarësisht punës që kemi dhe përgjegjësisë që duhet të mbajmë. Na është dashur të lëvizim sot kudo në Shqipëri”, tha Balluku.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here