Banda e vrasësve me pagesë, Krimet e Rënda dënojnë me burgim të përjetshëm Tafilin, 137 vite për bashkëpunëtorët

0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin sot për pjesëtarët e të ashtuquajturës “Banda e vrasësve me pagesë”. Krimet e Rënda e kanë dënuar burgim të përjetshëm Admir Tafili, i cilësuar si kreu i grupit, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Dënim tjetër i rëndë është dhënë për Elson Merdanin dhe Dritan Peksanin.

10 vite burg për Kristi Pinen
5 vite burg për Fatos Kokën
25 vite burg për Dritan Peksanin
27 vite burg për Alfred Qefaliajn
20 vite burg për Klajdi Shermandhi
35 vite burg për Elson Merdanin
3 vite për Dhimitër Zikon
8 vite burg për Aleksandër Gora
4 vite burg për Alban Beqiraj

Në gjykim kanë qenë 13 persona, pjesë e grupit që drejtohej nga Admir Tafilaj, të cilët akuzohen pë vrasje me pagesë. 3 prej anëtarëve të grupit akuzohen për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me paramendim”, ndërsa të tjerët për vepra të rënda penale si “vrasje”, “vetëgjyqësi”, “sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale”, “armëmbajtje pa leje”.

Admir Tafilaj i drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera. Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në Shkurt 2015, në bazë të informacionit të referuar nga Policia e Shtetit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here