Banorët e fshatit Gosë protestojnë kundër ndërtimit të landfillit për mbeturinat (FOTO)

0

Dhjetëra banorë të fshatit Gosë në Kavajë, janë mbledhur përsëri paraditen e sotme për të protestuar, duke kundërshtuar projektin e landfillit që do të ndërtohet pranë zonës së tyre.

Banorët të gjithë një zëri thonë se janë kundër projektit, pasi sipas tyre duan që e ardhmja e fëmijëve të jetë e sigurtë dhe jo me helme, sepse ky landfill do të mbledhë mbetjet e Rrogozhinës, Divjakës, Lushnjës e Kavajës.

Kjo është protesta e radhës e banorëve, pasi vetëm pak ditë më parë ata protestuan edhe përpara godinës së Bashkisë me kërkesën e anulimit të vendimit të Këshillit Bashkiak për ndërtimin e një landfilli në afërsi të fshatit të tyre. 

Bashkia nuk ka dhënë asnjë reagim ngaj kërkesës së banorëve duke mos i dhënë një përgjigje protestuesve të cilët janë prekur nga vendimi i Bashkisë së Rrogozhinës e cila në mbledhjen e datës 28 Gusht ka miratuar planin rregullues vendor, ku përfshihet dhe ndërtimi i landfillit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here